Gazetari Halil Matoshi së fundmi ka dhënë një intervistë në emisionin “Oxygen”, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste në shumë momente ai shfaqi disa anë të panjohura të tij për publikun. Gjithashtu ndau edhe rrëfime të shumta nga fëmijëria e tij.
Në këtë intervistë nuk munguan as reflektimet e tij mbi shoqërinë e sotme dhe normat e saj.
Duke qenë se njihet për mendimet e tij të drejtpërdrejta, ai shpesh është gjendur edhe në debate publike shpesh me tone të larta. Pavarësisht kësaj ai tregon se me asnjë person nuk ka mëri. Gjithashtu ai shprehet se në raport me publikun nuk ka bërë asnjë kalkulim në të gjitha rolet e tij. Ndërkohë për të në politikë ka qenë diçka ndryshe. Matoshi shprehet se për shkak të rregullave që ekzistojnë në politikë shpesh herë i është dashur të bëjë kompromise të ndryshme.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: