Muajin e kaluar aktori i njohur shqiptar Luran Ahmeti ndërroi jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan OnAir.
Ai kishte lindur në Maqedoni dhe kishte marrë pjesë në shumë seriale jo vetëm shqiptarë, por edhe në ato turke. Ahmeti njihet si një person mjaft atdhetar, i cili asnjëherë nuk bënte kompromis me asnjë për vlerat të cilat ai kishte dhe dëshironte të shfaqte te publiku.
Redaksia e emisionit “Oxygen” këtë puntatë përgatiti një insert dedikuar figurës së tij, teksa përmblidheshin disa nga momentet më të mira të intervistave që ai ka patur në këtë emision.
Insertin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: