Kosova ka vënë masë reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut, duke ndaluar importin e mjaltit dhe patates nga ky shtet
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri Endrit Shala përmes një shkrimi në Facebook.
“Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet.”
Sipas ministrit, reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara.
“Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim i Kosovës që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, shkruan Shala.
Ky vendim sipas dokumentit, hyn në fuqi nga data 16.08.2019.