Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka vlerësuar se nuk ka vullnet të partive për zgjedhje të reja dhe se mocioni i inicuar nga Vetëvendosja për rrëzimin e Qeverisë i ka mbetur në duar kësaj partie, duke ju referuar mos përkrahjes nga të tjerët.
Mustafa ka folur pak orë para takimit të paraparë me Kryeministrin Hoti me liderët e koalicionit.
Në këtë takim mund të flitet edhe për postin e presidentit që Ramush Haradinaj po e synon, ka thënë deputeti nga radhët e LDK-së Arban Abrashi.
Në LDK nuk është trajtu pozita e Presidentit dhe nuk do të trajtohet deri sa nuk sfidohemi me mandatin kushtetues, thotë lideri i kësaj partie Mustafa. OnAir