Masat e reja të miratuara ditën e hënë kanë ngjallur reagime të shumta, jo vetëm te qytetarët, por edhe te gastronomët si edhe te disa kryetarë të komunave, shkruan OnAir.
Një prej tyre është edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Ai i ftuar me anë të një lidhjeje direkte në emisionin “A23” u shpreh se informacionin për këtë vendim e kishin vetëm një numër i vogël i kryetarëve të komunave. Sipas tij duhej fillimisht të hartohej një plan i detajuar ekonomik dhe një plan vaksinimi. Për të kjo gjë ishte e nevojshme që edhe komunat të merrnin masat e duhura që këto vendime të zbatohen pa u shkaktuar probleme qytetarëve.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: