Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se protestën e së shtunës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e sheh si shprehje të vullnetit të tyre politik.
Ai ka thënë se nuk ka marrë pjesë në këtë protestë, që ka kundërshtuar prekjen e kufirit shtetëror, pasi që mospjesëmarrja ka qenë qëndrim i partisë.