Refuzimi i kryeministrit Albin Kurtit për të marrë pjesë në seancën e radhës të dialogut me Serbinë, ka sjellë diskutime të shumta, shkruan OnAir.
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD u shpreh se Albin Kurti po përdor të njëjtin zhargon me kryeministrat e tjerë. Sipas tij, kjo krijon iluzionin te publiku se paraardhësit e tij nuk kanë pasur qëndrime të gabuara, por kanë pasur karakter të dobët.
Molliqaj është i mendimit se politika nuk ka të bëjë me karakteret, por me botëkuptimin. Sipas tij, Kurti është duke ndjekur një rrugë të gabuar dhe do të sjellë një rezultat të gabuar. Ai shprehet se Kurti ka mashtruar jo vetëm publikun, por edhe veten e tij.
Deklaratën e plotë të Molliqaj e ndiqni në videon më poshtë: