Këtë të dielë në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” është i ftuar i ftuar moderatori Alaudin Hamiti, shkruan OnAir.
Ai është një figurë mjaft e dashur për publikun, kjo edhe për shkak të programeve televizive që ka sjellë, të cilët janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Gjatë kësaj interviste Hamiti ndan me publikun shumë fakte të reja rreth tij. Ai tregon se herë pas here është ndjerë i nënvlerësuar për shkak të asaj çfarë paraqet. Pavarësisht kësaj ai shprehet se kjo gjë nuk e ka penguar në karrierën e tij.
Një tjetër moment interesant është kur moderatori ndan me publikun se si u shoqërua nga policia në Finlandë, për shkak të një përleshje.