Ditët e fundit gjëndja epideomologjike në Kosovë ka shënuar përmirësime të dukshme me numër të ulët infektimesh të reja dhe viktimash, shkruan OnAir.
Nisur edhe nga kjo të shumta janë kërkesat për heqjen e masave.
Ndërkohë ata që kundërshtojnë më fuqishëm këtë gjë janë mjekët. Kryetari i federatës sindikale të shëndetësisë, Blerim Syla, shprehet se ndonëse nuk është dakord për heqjen e orës policore, është dakord për një zgjatje të saj nga 22:00 deri në 00:00. Sipas tij lehtësimi i masave duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme. Kjo për shkak të përqindjes së vogël të popullatës së vaksinuar si dhe të ardhjeve nga jashtë. Syla shprehet se ende ekziston rreziku se në Shtator mund të përballemi me një situatë më të rëndë nga virusi.
Ndërkohë ditën e sotme, ministri i shëndetësisë Arben Vitia do të zhvillojë diskutime me kryetarët e komunave jo vetëm për masat, por edhe për të gjithë situatën në tërësi.