Të gjithë e mbajmë mend trekëndëshin e famshëm të dashurisë të krijuar në emisionin “Përputhen” ku Mevlani ishte ndërmjet Antonelës dhe Ledianës, shkruan OnAir.
Në përfundim, Mevlani dhe Lediana dolën çift së bashku, por lidhja e tyre pas emisionit duket se nuk zgjati shumë pasi ata aktualisht janë të ndarë prej disa kohësh. Ndonëse kjo histori përfundoi, duket se lidhja ndërmjet Mevlanit dhe Antonelës ende ekziston si mundësi për të ndodhur.
Së fundmi, Antonela ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj televizive duke qenë pjesë e emisonit “Top Arena”. Një ndër të ftuarit ishte pikërisht Mevlani. Gjatë prezantimit për të, Antonela tha se do të linte zemrën të fliste. Ndërkohë, gjatë hyrjes në studion e emisionit, Mevlani i dhuroi asaj një buqetë trëndafilash të kuq për ta uruar për ditëlindje. Gjatë këtij momenti, Antonela u shfaq mjaft e emocionuar duke u shprehur se Mevlani ishte djali më romantik që ajo kishte njohur.
A janë vallë këto shenja të një fillimi të mundshëm të një historie dashurie ndërmjet këtyre dy personazheve? Ashtu siç thotë edhe një nga shprehjet më të përdorura nga “Përputhen”: Mbetet për t’u parë.