Anxhela Peristeri është këngëtarja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë edicion të festivalit europian të këngës “Eurovision”, shkruan OnAir.
Ajo ka arritur të tërheqë një vëmëndje mjaft të madhe nga mediat qoftë për paraqitjen, por edhe për vokalin e saj. Pavarësisht, vëmëndja duket se nuk ka qenë gjithmonë për mirë.
Gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq Anxhela bëri shenjën e shqiponjës me duar. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe të cilat e konsideruan si një provokim të hapur.
Ndërkohë mbështetja për këngëtaren nuk ka munguar as nga kolegët e saj. Ardit Gjebrea me anë të një postimi në insta story i quajti “të sëmurë mendorë” ata të cilat kishin publikuar artikujt në mediat serbe rreth këtij gjesti.