Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me kërkesat e ditëve të fundit nga disa pjesëtarë të komunitetit serb për largim nga FSK-ja.
Ministri Berisha ka thënë se shantazhet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë për të braktisur FSK-në janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Berisha ka bërë të ditur pjesëtarët që tashmë kanë paraqitur kërkesa për largim kalojnë numrin 40.