Në rrugën Bedri Pejani në Fushë Kosovë, kabllot e përcjelljes së rrymës elektrike janë të mbushura me atlete, shkruan OnAir.
Diçka që vihet re është se shumica e këtyre atlete të varura në këto tela janë të markave të shtrenjta.
Për “Klan Kosova” banorët e lagjes thonë se kjo nisi para disa muajsh nga një lojë fëmijësh. Sipas banorëve, fëmijët ishin frymëzuar nga pamje të tilla të ngjashme në vendet e huaja.
Çfarë është shqetësuese është fakti se në vende me pamje të tilla, varja e atleteve në telat e rrymës është sinjal për tregti të drogës ose për prezencën e bandave. Për këtë arsye ky televizion u interesua në komunë për këtë dukuri. Kryetari i komunës u shpreh se nga banorët nuk kishin pasur ankesa se kjo gjë kishte shkaktuar probleme. Ndërkohë KEDS lajmëron se së shpejti do të fillojë edhe heqja e atleteve nga këto tela.