Në këtë periudhë pandemie, antarët e personeli mjekësor kanë qënë ata që kanë patur kohën më të vështirë, pasi ata kanë qëndruar në vijën e parë në luftën kundra virusit të Covid-19, shkruan OnAir.
Në nder të kësaj sakrifice që ata kanë bërë u mbajt edhe një ceremoni ku u shpërndanë dekorata për të nderuar përpjekjet e tyre gjatë kësaj lufte. Në këtë ceremoni pjesmarrës ishin drejtorët e klinikave në vend. Ata ishin përfaqësimi i të gjithë stafit mjeksor nëpër klinika.
Drejtorja e klinikës së infektivit e përshkroi këtë si një periudhë sfide mjaft të vështirë dhe me sakrifica të shumta.