Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po mendon që ideja e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë është mashtrim i ri.
Ai këto deklarata i bëri gjatë një tryeze të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, tema e së cilës ishte “Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe dialogun Kosovë-Serbi”.
E Fatmir Hasani, deputet i vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë po i bën lutje të gjithë spektrit politik kosovar që të merren sa më shumë me shqiptarët e Luginës.