Betty Diamon në moshën 10 vjeçare huazoi një libër nga bibilioteka të cilin nuk e ka kthyer deri së fundmi pas 63 vitesh, shkruan OnAir.
Ajo e dorëzoi librin nëpërmjet postës dhe gjithashtu edhe një donacion me vlerën 500 dollarë. Betty u shpreh se këtë donacion ajo e bëri për të mbuluar edhe të gjitha tarifat e vonesës për të gjithë këto vite.
Betty shprehet se arsyeja se përse nuk e dorëzoi librin në moshën 10 vjeçare ishte sepse atëherë ajo ishte disa ditë me vonesë dhe i vinte turp për diçka të tillë.
Përgjegjësi aktual i bibiliotekës u shpreh se libri ishte dorëzuar në një gjëndje shumë të mirë.
Për më shumë rreth kësaj historie klikoni në videon më poshtë: