Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja jetike për kualifikim në kampionatin evropian, ku Kosova do të luajë në ‘Doosan Arena’ ndaj Çekisë.
Në mesin e shumë figurave publike që po mbështesin Kombëtaren e Kosovës, edhe Leonora Jakupi ka bërë një postim për djelmoshat tanë.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi të futbollistëve, e cila mban mbishkrimin “Ti Kosovë më jep nder”.