Vrasjet të cilat ndodhën në kohën e pas luftës në Kosovë ende janë një temë mjaft e diskutuar, shkruan OnAir.
Viktima të këtyre vrasjeve shpesh kanë qenë persona të cilët kanë kontribuar e shpesh dyshohet se janë kryer për arsye politike. E tillë është edhe vrasja e Shefki Popovës.
I ftuar në studion e emisionit “Debat Plus”, i biri i tij Diar Popova, tha se në kohën kur është kryer vrasja i ati i tij ka qenë pjesë e shtabit drejtues të LDK. Diar Popova u shpreh se nuk dëshiron që të fajësojë një person konkret dhe se si familje atyre u është dashur që të jenë mjaft të kujdesshëm me deklaratat e tyre.
Gjithashtu Popova shtoi se nuk e beson që vrasjet të kenë ndodhur nga grupime të UÇK, por nga individë të veçantë të cilët kanë qenë pjesë e grupimeve të ndryshme kriminale.