Në deklaratën e fundit eurodeputeti austriak Lukas Mandl përseriti edhe një herë pozicionin e tij pro heqjes se vizave me BE për Kosovën, shkruan OnAir.
Në raportin e fundit vjetor të parlamentit europian vjen lajmi i mirë se kriteret e vendosura për këtë proces tashmë janë përmbushur nga shteti kosovar. Problemi i zvarritjes se këtij procesi vjen për shkak se ende janë një pakice e shteteve brenda BE që po e bllokojnë ecurinë.
Vlen te theksohet se Kosova është shteti i fundit në Ballkanin perëndimor për të cilin vizat ende nuk janë hequr.