Ka fituar epitetin si kryetari i vetmuar pas prishjes së koalicionit, shkruan OnAir
Bëhet fjalë për Agim Bahtirin i cili mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin Debat Plus në Rtv Dukagjini dhe ka folur për ngjarjet e fundit.
Duket që Bahtirit nuk i ka pëlqyer epiteti si kryetar i vetmuar sepse është kundërpërgjigjur.
Ai i pyetur nga Panduri se a ndihet i vetmuar ka reaguar kështu:
“Mas pari i vetmuar nuk nihna asnjëherë se me vete gjithherë e kam Zotin i cili me përcjell çdoherë që nuk me len me gabu, pastaj qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Bahtiri./OnAir