Gjuhët e huaja janë kthyer në një domosdoshmëri në ditët e sotme ku njohja e të paktën një prej tyre nuk shihet më si një aftësi e vecantë, por si diçka e zakonshme. Në një vështrim të parë duken sikur gjuhët mbizotëruese janë anglishtja dhe gjermanishtja, shkruan OnAir
Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet, por kryesore është tregu i punës.
Emisioni ” E Diela vlen” i cili transmetohet cdo të diel ne kanalin më të ri televiziv ATV, na njohu edhe me një pjesë tjetër të të rinjëve te Kosovës, ata të cilët dinë edhe gjuhën spanjolle. Duke qenë se është një gjuhë e cila i mungon kurikulës ekzistuese akademike nëpër shkolla, të paturit njohuri rreth kësaj gjuhe është diçka e cila ngjall habi te njerëzit. Natyrshëm lind pyetja se si ia kanë dalë këta të rinjë ta përvetësojnë këtë gjuhë. Përgjigja e kësaj pyetjeje është më e thjeshtë se sa mund të mendohet. Të gjithë e mbajmë mend periudhën e kohës, kur në kanalet tona televizive mbizotëronin programet e Amerikës Latine ose të njohura ndryshe “telenovelat”.
Shumë të rinj e kanë shfrytëzuar këtë gjë jo vetëm për të kaluar kohën e tyre.
Për të kuptuar më shumë shikojeni videon e listuar më poshtë./OnAir