Shpesh kemi dëgjuar të flitet për nxehtësinë e festave, magjinë e tyre…dhe në fakt, në Torino, atmosfera në natën e Krishtlindjes ka qenë me të vërtetë e nxehtë…madje më e nxehta në 150 vitet e fundit.
“Që Krishtlindjet do të ishin më pak të bardha dhe më pak të ftohta se zakonisht, këtë e dinim, por kjo është pak si shumë”, shkruanin në faqen e tyre në Facebook ekspertët e shoqërisë meteorologjike italiane. Sipas meteorologëve, këto Krishtlindje do të jenë si jo zakonisht të ngrohta dhe me diell por situata nuk do të jetë e njëjtë kudo.
Venecia është mbërthyer sërish nga frika pasi ditën e Krishtlindjes, sipas parashikimeve, niveli i ujit do të arrijë sërish në 120 cm. Dhe në zonën e Emilia Romanas, Lombardisë dhe Venetos është lëshuar një paralajmërim portokalli për mot të keq.