Dita e hënë ishte ditë pushimi për institucionet shtetërore dhe disa private, kjo për shkak se data 9 Maj, e cila njihet edhe si dita e Europës ishte në ditë pushimi të fundjavës, shkruan OnAir.
Qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, për mikrofonin “Klan Kosova” u shprehën se diçka e tillë u dukej e pakuptimtë. Kjo për faktin se edhe në shtete të tjera të BE kjo ditë nuk është ditë pushimi zyrtare.
Ndërkohë “Oda e afarizmit në Kosovë” i ka sugjeruar qeverisë që të ndryshojë kalendarin e festave zyrtare. Ata propozojnë që festat zyrtare të cilat bien gjatë ditëve të fundjavës të mos zëvendësohen me ditë pushimi në javë.