Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje te qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje, nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
“Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”