Këngëtarja Dua Lipa ka nisur sot një turne për të ndihmuar të varfërit në Liban.
Atje ajo është takuar me disa refugjatë sirian por edhe me fëmijë të ndryshëm të pastre në Liban derisa ka pasur një status të gjatë të cilin ua ka dedikuar atyre në rrjetet sociale.
“Unë kam pasur një përvojë shumë të mirë me praninë time në Liban për tri ditët e fundit, ku kemi punuar me UNICEF-in, duke u takuar me fëmijët në vendbanimet me refugjatë, trajnimin e të rinjve dhe programet për ndërtimin e aftësive. Në veçanti dua të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën janë futur për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend që është i përshtatshëm të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, ka shkruar ndër të tjera Dua.
Por poshtë këtij statusi ka pasur edhe të atillë të cilët kanë kërkuar që Dua ta bëj këtë gjë edhe në Kosovë.
“Ndihmoni njerëzit e juaj, Dua, shumë shqiptarë të Kosovës vuajnë sepse nuk kanë shtëpi dhe nuk kanë bukë për të ngrenë. Tani ju shkoni në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harroni njerëzit tuaj”, ka shkruar ky komentues.
E përgjigja e Duas ka qenë epike në këtë rast, pasi që ka pasur një përgjigje për personin në fjalë.
“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, ishte replika e Duas.
Kujtojmë se Dua Lipa ka disa vite që me këtë Fondacion organizon edhe një festival në Kosovë, që për qëllim ka bamirësinë, ndërkaq javën e kaluar në Kosovë, po me UNICEF ishte këngëtarja Rita Ora, e cila kishte bërë disa vizita fëmijëve të ndryshëm kosovarë.