Ditët e fundit është shënuar një ulje në numrin e rasteve të reja të infektuar me COVID-19, por kjo gjendje duket se nuk po pasqyrohet në “Klinikën Infektive”, shkruan OnAir.
Për “Kosova Press” bëhet me dije se ende kjo klinikë është thuajse duke arritur kapacitetin e saj të plotë. Aktualisht janë të shtruar 110 pacientë ku 90% e tyre janë me oksigjeno-terapi.
Mendohet se shumica e këtyre pacientëve janë të infektuar me variantin britanik të këtij virusi. Është vënë re se ky variant ka përhapje më të madhe dhe simptoma më të rënda. Një tjetër trend shqetësues është edhe shtimi i rasteve të rënda te moshat e reja.