Përbërësit:
• 800 gr mish viçi
• 4 qepë
• 4 lugë pure domatesh
• vaj
• piper i kuq
• 1 lugë miell
• 2 lugë erëza të thata
• majdanoz
• kripë dhe piper i zi
Përgatitja
Mishi ndahet në katror pak më të vegjël dhe vihet në vaj të nxehtë që të skuqet nga të gjitha anët. E ulni temperaturën dhe shtoni qepët në tigan. I shtohet ujë dhe lihen në zjarr të ngadaltë deri sa mishi të zbutet. Trazoni piperin e kuq, miellin me pak ujë, shtoni puren e domates, erëzat, kripën dhe piperin. Në fund shtoni majdanozin.