Ndryshimet e bëra në Qeverinë e Shqipërisë nga Edi Rama kanë qenë shumë të komentuara, e sidomos kur postin e ministrit të punëve të jashtme e ka zënë Gent Cakaj, shkruan OnAir
Cakaj e ka zëvendësuar Ditmir Bushatin që ka udhëhequr me këtë ministri deri para pak muajve.
Cakaj ka vendosur që për të gjithë ecurinë e punës së tij, vendimet dhe gjithçka rreth ministrisë të cilët tashmë e drejton të ju tregojë edhe përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social FaceBook.
Aty do mund të gjeni të gjitha informatat kryesore dhe vendimet dhe ecurinë e punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në qeverinë e Shqipërisë.
Gent Cakaj ka arritur që të sigurojë këtë post në qeverinë shqiptare falë edhe shkollimit të tij. Ai është shkolluar në Kosovë, Hungari dhe Belgjikë. Ai madje ka të përfunduara dy nivele bachelor dhe ka tre grada të masterit.
Rikujtojmë që Genc Cakaj ditëve të fundit është lakuar në medie edhe për debatin e tij me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç i cili pjesëmarrjen e Cakajt në samitin e kishte quajtur provokim.
Por Cakaj kishte vendosur që t’i përgjigjej “Në fakt zoti ministër Ivica Daçiç ju duhet të ishit skandalizuar më parë, pasi Kosova i ka pasur dy ministra të Jashtëm gjithmonë dhe siç thotë një fjalë e urtë, ‘Nuk ka dy, pa tre’. Ju jeni nga Prizreni dhe përfaqësoni këtu Serbinë, kurse unë jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë”.
Për më të rejat dhe ecurinë e punës së Gent Cakaj mos harroni të pëlqeni faqen e tij zyrtare në Facebook të cilën e keni të listuar më poshtë./ONAIR
https://www.facebook.com/cakajgent/