Një grua në pjesën jugore të Kinës, derisa po testonte një veturë të re të markës BMW para autosallonit, në vend se të shtyp pedalin e frenit e prekë atë të gazit duke u përplasur me dyert e lokalit për të përfunduar brenda në mur.
Shoferja në të ’30-at po e shijonte vozitjen në veturën BMW X1 që kushton hiq më pak se 45 mijë funte, kur aksidentalisht shtypi pedalin e gazit në vend të frenit, duke krijuar tollovi dhe panik në një auto-sallon në qytetin Guangzhou
Videoja e këtij incidenti të pazakontë e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur vetura përplaset me dyert e xhamit dhe më pas vazhdon duke lëvizur derisa përplaset në mur.
Kompania e sigurimeve të auto-sallonit është duke vlerësuar vlerën e dëmit, kurse gruaja e pafat është pajtuar të paguaj dëmin. Versioni hibrit që ajo e kishte vozitur të BMW X1 kushton hiq më pak se 45 mijë funte.