Kontigjenti Gjerman i KFOR-it sot ka dhuruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) , 77 komplete me vegla speciale, si dhe 44 automjete të tipit “Wolf”.
Këtë donacion në vlerë rreth 1.6 milion eurosh e dorëzuan përmes një ceremonie drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s, gjenerali Uwe Becker bashkë me komandantin e kontigjentit gjerman të KFOR-it, Eric Offermann.
Gjenerali Becker tha ndihet i privilegjuar që në emër të ministrisë gjermane ta ndajë një donacion të tillë.
Ai shtoi se ka ardhur koha që të zvogëlohet numri i personelit gjerman, dhe detyrat e mbrojtjes t’i kalohet më tepër autoriteteve të vendit dhe premtoi që përkrahja e Gjermanisë do të jetë e vazhdueshme.