Intelektualët e mirëfillt që kuptojnë nga proceset politike, historia, diplomacia janë të vetmit që do i duheshin Kosovës për President, thotë Rugova i LDK-së në një intervistë në Info Magazinë.
Ai dha edhe emrat për kandidat briliant që i quan ai : Akademik Rexhep Ismajli dhe Jusuf Buxholli. Ai dha edhe argumente se pse ata duhet të ishin të propozuarit për President “Kush mund t’i kontestoj nga aspekti i njohurive të proceseve politike? Kanë qenë pjesë të konceptit për Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, flasin gjuhë të huaja, kanë njohuri të thella, kanë edhe miqësi qoftë me rrafshin diplomatik edhe atë intelektual dhe nuk janë aktiv në parti politike”, thotë Rugova.
Tutje Rugova tha se Kosova ka nevoj për njerëz që e zhvillojnë shtetin, të hapin perspektiva të reja për rininë e këtij vendi, për popullin e këtij vendi dhe çdo prezantim i tyre në arenën ndërkombëtare na bën nder neve si shtet dhe si popull./OnAir