Përfaqësues të shoqërisë civile kanë mbajtur ditët e fundit një protestë përpara rektoratit të Universitetit të Prishtinës, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj proteste ata kërkonin që të bëheshin disa ndryshime në rregulloren për parandaliminn e ngacmimeve seksuale në UP.
Pika kryesore që kërkohej të ndryshohej ishte afati për të raportuar një rast të ngacmimit seksual. Me ligj është e parashikuar që të jetë 5 vite, por nga UP është marrë vendimi që ky afat të jetë vetëm 1 vit. Aktivistët theksojnë se kjo është një kohë shumë e shkurtër.
Gjithashtu rikujtojnë se rastet gjithashtu mund të denoncohen në polici si dhe mund të ngrihen dhe padi në gjykatë.