2 vezë
1 gotë jogurt
½ gotë vaj
2 gota miell
4 molla
1 pluhur pjekurinash
100 gr sheqer
Vezët rrahini me sheqer. Shtoni gradualisht vajin e jogurtin.
Në fund shtoni edhe miellin dhe pluhurin për pjekurina.
Brumin e përfituar zbrazeni në tavën e lyer me yndyrë dhe sipër tij shtoni mollat e grira në rende.
Piqeni për 25 minuta në furrën e parangrohur në 175 gradë. 10 minuta para përfundimit të pjekjes, kekut hidhjani sipër sheqerin dhe kthejeni sërish në furrë.