Mëngjesin e së premtes, në zyrën e postës në Mamush, kishte mbërritur një pako e dyshuar me origjinë nga Turqia, shkruan OnAir.
Brenda kësaj pakoje ndodheshin një total i 375 mijë eurove të falsifikuara. Kjo pako u morr nga 2 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeçare. Ata u kapën në flagrancë nga policia.
Për “Klan Kosova” babai i 15 vjeçarit me iniciale E.M flet rreth ngjarjes. Ai tregon se 15 vjeçari ka qënë shkaktari kryesor për shkak se ai ishte që e porositi pakon nga interneti. Sipas të birit, paratë do të përdoreshin për të bërë foto të cilat më pas do të postoheshin në rrjete sociale.