Qytetarët e Republikës së Kosovës me 6 tetor do të keni mundësi që të votojnë për subjektin politik që duan që të udhëheqin vendin për katër vitet e ardhshme, shkruan OnAir
Subjektet politike tashmë kanë nisur që të shpalosin programin e tyre dhe prioritetet që do të ndjekin.
Ilir Kërçeli nga radhët e Vetëvendosjes përmes një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook ka treguar që Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet për edukimin e fëmijëve me sportin.
Madje ai ka thënë që gjatë mandatit do të financojnë projekte e qendrave multifunksionale sportive duke ju ndarë një buxhet prej 15 mijë eurosh, programe intenzive shkollore për të mbështetur shkollat e sportit.
https://www.facebook.com/IlirKerceliVV77/videos/241679966740400/