Arrestimet e ndodhura të mërkurën në mëngjes në Ministrinë e Bujqësisë shkaktuan një bujë të madhe në media. Madje ato hapën edhe shumë tema të ndryshme për diskutim, duke përfshirë këtu edhe keqpërdorimin e subvencioneve që jepen, shkruan OnAir.
Të pyetur nga “RTV Dukagjini” ekspertë u shprehën se politikat e gabuara në shpërndarjen e këtyre subvencioneve sjellin probleme të ndryshme. Ndër më të kryesoret mund të përmenden: deformime të konkurrencës si dhe humbje të besimit në institucionet përkatëse. Muhamet Bytyçi u shpreh gjithashtu se nuk duhet të jepen më dënime simbolike për ata të cilët përfshihen në të tilla afera korruptive.
Nga ana tjetër fermerët shprehen se problemi i vetëm në të cilin kanë hasur ka qënë vonesa në marrjen e këtyre subvencioneve.