Prej kohësh emisioni “Oxygen” është shndërruar në një nga formatet televizive më të dashura për publikun, shkruan OnAir.
Kjo gjë është bërë e mundur falë të ftuarve si edhe temave të ndryshme që trajtohen në studio. Ashtu siç e do tradita edhe kjo puntatë nuk mundet të bëjë përjashtim.
Të ftuar do të jenë dy këngëtarë mjaft të dashur në trojet shqiptare, Gëzim Nika dhe Aranit Hoxha. Përveç performancave live që do të bëjnë për publikun, ata gjithashtu do të diskutojnë rreth momenteve të ndryshme të karrierave të tyre dhe jo vetëm.
Po ashtu në këtë puntatë të ftuar do të jenë edhe përfaqësues nga “Kryqi i kuq” në Kosovë të cilët do të japin këshilla të ndryshme rreth shëndetit dhe ndihmës së parë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: