Në këtë puntatë të emisionit “Oxygen” ishte i ftuar Lulzim Behxheti, shkruan OnAir.
Ai është një arkitekt kosovar, mjaft i sukseshëm në Finlandë. Finlanda është gjithashtu shteti në të cilin Behxheti jeton.
Një nga sipërmarrjet për të cilat ai njihet më shumë është edhe krijimi i “Vjosa Foundation”, një fondacion që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët dhe individët të cilët janë të spektrit të autizmit. Behxheti është inspiruar për këtë nismë edhe nga fakti që vajza e tij po ashtu është e prekur nga autizmi.
Në këtë intervistë arkitekti tregon rreth jetesës së tij në Finlandë dhe gjithashtu flet edhe për projektet më të fundit që ai ka ndërrmarr. Këtu bën pjesë edhe “Vjosa Campus”, një degëzim i fondacionit të tij që ka për qëllim edukimin e adoleshentëve autik në mënyrë që ata të arrijnë të kenë një jetë sa më të pavarur.
Duket se nismat e tij, Behxheti ka në plan ti sjellë edhe në Kosovë. Ai shprehet se ndihmesa kryesore që mund ti jepet për realizimin e këtyre nismave në Kosovë është vetëm informimi i publikut. Kjo niset edhe nga fakti që ende ekziston një stigmë ndaj njerëzve të spektrit autik.