Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj Berisha në një konferencë për media ka treguar se sot do të lirohen tre pacientë për shkak se kanë arritur të shërohen nga Covid-19, shkruan Onair
Ndër tjera ka treguar se nga pesë infermierët e prekura me koronavirus, dy tashmë janë shëruar një është drejt shërimit ndërsa dy në gjendje stabile.
Ndër tjera ajo ka mohuar lajmet se nuk pranohen pacientët të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore!