Gazetarja Alma Çelaj ndonëse në një moshë mjaft të re, ka arritur të shndërrohet në një nga emrat më të njohur në botën mediatike shqiptare, shkruan OnAir.
Për emisionin “E Diela Vlen” ajo tregon se këtë gjë e ka arritur falë punës së saj, përkrahjes së shoqërisë dhe kolegëve, por edhe falë familjes së saj e më në veçanti nënës së saj. Alma tregon për publikun rreth marrdhënies që ajo ka me të ëmën dhe se si me kalimin e viteve është bërë akoma edhe më e ngushtë.
Ndonëse ka disa vite që nuk jeton më me të, ato komunikojnë nëpërmjet telefonit çdo ditë. Për Almën këto biseda janë momenti më i veçantë i ditës së saj. Gazetarja tregon se si e ëma është i vetmi person që mund ti tregojë realisht se si i shkojnë gjërat.
Falënderimi më i veçantë që Alma jep i dedikohet pikërisht nënës së saj sepse e ka bërë në personin që ajo është tashmë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: