Imami i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj ka qenë i ftuar në First Channel.
“Nuk është e lehtë të bisedosh me personat që kanë humbur të birin, babanë, vëllaun, etj, e aq më tepër të kërkosh të falin, ta shtrijnë dorën e pajtimit me ‘vrasësin’”, ka theksuar ai.
Latifaj ka thënë se “nuk e mban mend ndonjë rast që dikush ta ketë refuzuar në konakun e tij, kur ka shkuar që ta inicioj pajtimin”.