Studiuesi i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka thënë se izolimi dhe mbyllja nuk janë mënyra e duhur për ta luftuar koronavirusin.
“Ky virus do të ketë zgjidhje kur të infektohemi dhe bëhemi rezistentë. Vaksina më e rrezikshme sot është izolimi, se njerëzit po mbesin pa punë. Izolimi nuk është zgjidhje sepse ndodh rënia e ekonomisë… inflamacioni, berza bjen varësisht sa kemi inflamacion”, ka thënë Ramadani.
“Nuk mund të thuhet izolohu, mbyllu! Këto janë manipulime të organizatave. Suedia është modeli i suksesit që po t’i marrësh parametrat, njerëzit nuk do të vdesin, ekonomia…nuk u mbyllën shkollat”.
Ndër tjera ai ka folur edhe për farmacitë në vend duke i akuzuar se për shkak të përfitimeve personale po dëmtojnë njerëzit.
Shikojeni videon e plotë./OnAir