Nëse ndaj Thaçit konfirmohet aktakuza, ai që do ta pasojë thuhet se në krye të shtetit duhet të vij Ramush Haradinaj.
Detyren e kryeministrit nuk e qoi deri në fund, sepse u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj. E pikërisht ky institucion mund t’i hap rrugë atij që të marrë postin e presidentit të shtetit para kohe, nëse Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza për krime lufte.
Në mbledhjen e këshillit drejtues të AAK-së të mërkurën Haradinaj e mori besimin e partisë që të kandidohet për postin e shefit të shtetit.
“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, tha Ramush Haradinaj në postimin e tij në Facebook. /OnAir