Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria që të mos iu vendosë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.
“Të fokusoheni te sigurimi i vaksinave, pa vonesë, mos humbni kohë ju lutem. Deri në sigurim të vaksinave, bëni kujdes të siguroni ilaqe për pacientët me covid. Ndalni menjëherë presionet ndaj bizneseve edhe gjobat ndaj qytetarëve. Nuk është praktikë e duhur në kohë krize ekonomike, ndëshkimi financiar. Merrni kredi të buta, veproni me urgjencë, mos lejoni zbritjen e pagave të pensioneve, zbritjen e shtesave për punëtorët shëndetësorë”, ka thënë Haradinaj.
“Hapni gastronominë, lejoni salat e dasmave, edhe në ato nuk hyjnë më shumë njerëz se këtu në Kuvend. Hjekne orën policore, ua vështirëson jetën njerëzve”, ka thënë Haradinaj./