Në seancën plenare të ditës së hënë u miratua kryeministri i ri i Kosovës, shkruan OnAir.
Ai është tashmë Albin Kurti i votuar me 67 vota pro dhe 30 kundra. Tashmë që qeveria duket e kompletuar, mbetet vetëm zgjedhja e presidentit.
Në një kohë që po mbahen takime të shumta rreth kësaj çështjeje, Kurti bën thirrje që sa më shpejt të bëhet mbledhja për miratimin e Vjosa Osmanit si presidente. Kjo gjë sipas tij, është që të shmanget një tjetër krizë politike në Kosovë.
Thirrjes së Kurtit i bashkëngjiten edhe ambasadorët në Kosovë të 5 shteteve më të rëndësishme.