Zana Tabaku është një ndër 60 gratë më të suksesshme në rajon, shkruan OnAir.
Ajo në moshën 22 vjeçare themeloi kompaninë e saj të IT e tashmë gjithashtu u është kthyer edhe studimeve universitare për të avancuar më shumë në profesionin e saj.
Zana tregon gjatë intervistës së saj në emisionin “Studio A” për fillimet e saj mjaft të vështira. Pavarësisht tyre, ajo thotë se pati fatin që të fillonte këtë biznes me kolegë të cilët e mbështesnin mjaft shumë.
Ajo tregon se ndër vështirësitë më të mëdha kanë qenë përballjet me institucionet e ndryshme.
Gjithashtu ajo tregon se në periudhën kur ajo filloi të merrej me programim, në klasën e saj ajo ishte e vetmja femër. Sipas saj ky profesion ka qenë jo i njohur jo vetëm për femrat, por edhe për njerëzit në përgjithësi. Po ashtu Zana tregon se as paragjykimet nuk kanë munguar në fillim duke qenë se nuk e kuptonin.
Tanimë ajo shprehet se gjërat kanë ndryshuar. Gjithashtu ajo shprehet se si rinia e tanishme, tashmë po tregon gjithnjë e më shumë interesim dhe ide të reja.
Intervistën e saj të plotë mund ta ndiqni në videonn më poshtë: