Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ndër të tjera, në urim thuhet se Qeveria e re mund të llogarisë në ndihmën e Gjermanisë.
“Urojmë Kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Kabinetin e tij si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Ka probleme urgjente që duhet trajtuar”.
“Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë” thuhet në urimin e Ambasadës së Gjermanisë.
Kujtojmë se Kurti u zgjodh dje kryeministër me 67 vota të deputetëve.
Ai sot në ora 10:00 do ta marrë zyrtarisht detyrën nga Avdullah Hoti.