Garë kjo që u bë tradicionale pasi që organizohet tash e 68 vjet dhe përherë është mbajtur tek Ura Fshejtë në Gjakovë.
Por këtë vit kjo garë u mbajt në Ujëvarën e Mirushës. Hapja u bë me një paraqitje të alpinistëve të Mirushes. Derisa në garë morën pjesë vetëm 8 garues.
Kërcimet u realizuan nga 8 metra dhe 16 metra lartësi. Vëzhgimet u bënë nga klubi i vëzhguesve nga Mitrovica “Trepça”, ndërsa ndihmësit mjekësor ishin nga Shtëpia e Shëndetit në Malishevë.