Ish-gjenerali i UÇK-së, Alush Agushi i njohur si Mala është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Specializuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllau i tij, Ramush Agushi përmes një postimi në Facebook.
Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë.
Postimi i plotë “Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe Gjeneral Alush Agushi( Mala), vëlla ashtu si ti dhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfoni edhe përballë kësaj pa drejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bejë me kurfar krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës!
Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti!”/OnAir