86 vjeçari nga Vushtrria Nesim Ispahiu është fotografi më i vjetër në këtë zonë, shkruan OnAir.
Për herë të parë ai tregon se si e ka mbajtur një kamerë që në moshën 6 vjeçare. Këtë profesion ai tregon se si është i trashëguar brez pas brezi nga familja e tij. Gjatë bisedës, Nesimi gjithashtu flet edhe për ndryshimet që ka ndërmjet kohës së mëparshme dhe tani. Ai shpjegon se dikur fotografët kanë pasur një rëndësi mjaft të madhe pasi jo të gjithë kishin mundësi për të bërë foto. Gjithashtu tregon se si fotot e dikurshme kanë pasur më shumë vlerë.
Pavarësisht kësaj, ai nuk i mohon edhe avantazhet e kohës së tanishme. Ai tregon për lehtësitë e shumta që i janë krijuar.
Një tjetër pasion i Nesimit është edhe poezia. Ai tashmë ka botuar librin e tij të tretë me poezi.